Republika e Kosoves

Pejë

Shpërndarja e makinave për mjeljen e lopëve qumështore

2018/07/25 - 4:55

Drejtoria e Bujqësisë  ka bërë shpërndarjen e makinave për mjeljen e lopëve qumështore. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të punës në fermë, po ashtu bëhet rritja  dhe nxitja e  prodhimtarisë blegtorale, rrit higjienën e qumështit, ul koston e prodhimit etj.
Me këtë projekt kanë përfituar 110 fermer nga Komuna e Pejës, të cilët njëherit kanë qenë participues  në vlerë, prej 30 % nga vlera e kontraktuar e një makine mjelëse, ndërsa pjesën tjetër të çmimit, prej 70 % e ka mbuluar Komuna e Pejës – Drejtoria e Bujqësisë.