Republika e Kosoves

Pejë

Sot u mbajt takimi i rradhës i udhëheqësve të institucioneve relevante që merren me situaten e krijuar pas paraqitjes së virusit Covid-19.

2020/03/20 - 5:45

Sot u mbajt takimi i rradhës i udhëheqësve të institucioneve relevante që merren me situaten e krijuar pas paraqitjes së virusit Covid-19.

Në takim ishin të pranishëm zyrtar nga komuna e Pejës,Instituti Shëndetit Publik, Niveli Primar( Mjekësia Familjare),Niveli Sekondar(Spitali Regjional) dhe PolIcia e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në komunën e Pejës lidhur me pandeminë e shpallur për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe masat e marra nga institucionet përkatëse dhe sfida që përballen.

U vlerësua puna e ekipeve të përbashkëta në menaxhimin e situatës dhe për punën në ditët e ardhshme në funksion të parandalimit.

Peja deri më tash nuk ka asnjë rast me Covid-19 dhe duke u nisur nga kjo bëhet thirrje për vetëdisiplinë dhe për evitimin e takimeve ne grupe si dhe vizitat e ndërsjellta tek njëri tjetri nêpër familje.