Republika e Kosoves

Pejë

STEM Edukimi

2020/02/12 - 7:18

 

Komuna e Pejës në partneritet me Futurite/ Premier Genie do të zhvillojnë:
STEM Edukimin, i cili ka të bëjë me shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Atë e ka sjellur Futurite / Premier Genie në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë.

Premier Genie Dubai, u lançua në vitin 2014, dhe përfundimisht hapën operacioniet në Indi në vitin 2015.

Ata përqëndrojnë kurrikulat e integruara të Edukimit STEM: robotikë, 3D, kodim, zhvillim të aplikacioneve për fëmijë nga mosha 6-16 vjeç dhe gjithashtu duke ofruar matematikë, shkrim krijues anglisht, teste përgatitore SAT, ACT, SCAT etj.

Instruktorët e tyre janë duke ndjekur këtë program në mbi 45 grupe shkollash.

Gjatë qëndrimit në Pejë, do të trajnojnë mësues të brendshëm për ta vazhduar projektin, duke emëruar mësues të përkushtuar në shkollë, të cilët do të drejtojnë klasat, do të sigurojnë pajisje, do t’i trajnojnë studentët dhe t’i përgatisin për olimpiadën STEM, FLL, WRO.