2023/01/19 - 3:23
Është mbajtur takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në këtë takim janë shqyrtuar propozimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK, në bazë të rendit të ditës:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të datës 13.12.2022;
2.Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra
Kombëtare e Auditimit për vitin 2021;
3.Shqyrtimi i Planit të Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Pejës për vitin 2023-2027;
4.Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Arsimit në Pejë për formimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore në Komunën e Pejës;
5.Shqyrtimi i Planit të Punës së Ekzekutivit për vitin 2023;
6.Shqyrtimi i Planifikimit përfundimtar të Prokurimit për vitin 2023;
7.Informatë e Kryetarit të Komunës për gjendjen ekonomiko-financiare të Komunës;
8.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për themelimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të
NPL “EKO – SIG” Sh.A. me seli në Pejë;
9.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.