Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i Komitetit për Politikë e Financa

2022/05/20 - 2:31

Është mbajtur takimi i radhës i Komitetit për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.

Në këtë takim janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK, në bazë të  rendit të ditës: ​

1.Shqyrtimi i Procesverbalit nga takimi i Komitetit për Politikë e Financa: dt. 20.04.2022;
2.Raportet dhe Rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK:
2.1.Shqyrtimi i  propozimeve  dhe rekomandimeve të Komisionit për tituj nderi, dekorata, mirënjohje dhe falënderime;
2.2.Shqyrtimi i Informatës Komunale për mbrojtjen e mjedisit në Komunën e Pejës;
2.3.Shqyrtimi i propozimit për formimin e Komisionit për hartimin e Planit të veprimit për procesin           transparent të buxhetit.
2.4.Shqyrtimi i propozimit për themelimin e Komiteteve tjera: – Komitetit për Arsim.
Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
Takimi i radhës i KPF-së do të mbahet muajin e ardhshëm.    ​