Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i Kuvendit Komunal të Pejës 

2021/11/08 - 12:16

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar janë shqyrtuar për procedim të mëtutjeshëm këto pika të  rendit të ditës:

-Shqyrtimi i Raportit për zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Pejës  dhe
-Shqyrtimi i Raportit informativ për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për nëntëmujorin e fundit.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.