Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i Qendrës Operative dhe Task Forca e Komunës së Pejës

2021/04/08 - 10:13



U mbajt takimi i parë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Gjatë takimit u diskutua për respektimin e masave të reja, sikurse dhe u diskutua çështja e kërkesave për lëvizje të lirë gjatë orës policore kur orari i lëvizjes është i kufizuar: 22:00 – 5:00, të cilat kërkesa adresohen në e-mail Info-Pe@rks-gov.net dhe më pastaj shqyrtohen dhe u ipet përgjigja sipas rasteve të cilat paraqiten në këtë adresë.

Gjatë takimit u kërkuar koordinim i plotë në mes të Komunës së Pejës dhe Stacionit Policor të Pejës për monitorimin e gjendjes në teren.

Gjendja në arsim u raportua nga Drejtori për Arsim, z. Besim Avdimetaj, se është nën kontroll dhe masat po vazhdojnë respektohen në të gjitha shkollat e komunës. Cikli I deri V fillon mësimin nga e hëna me datë 12 prill 2021, ndërsa cikli VI – IX vazhdojnë procesin mësimore online, sikurse dhe cikli X – XII.

Gjendja në shëndetësi u raportua nga Drejtori për Shëndetësi, z. Petrit Loci, është e njëjtë sikurse javët e kaluara dhe situata me pacientë vazhdon të jetë nën kontroll të institucioneve të shëndetit primar dhe sekondar, përkundër rritjes së rasteve të infektuara me COVID-19. Të gjitha shërbimet shëndetësore janë funksionale dhe janë duke ofruar shërbimet e nevojshme.

Komandanti i Policisë, z. Nue Nikolla vlerëson respektim të masave nga ana e bizneseve sikurse edhe nga ana e qytetarëve dhe gjendja është nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e policisë.