Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) Nr.03/2024

2024/06/20 - 12:52

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e tretë për këtë vit.

Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj edhe rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.

Kjo mbledhje i dedikohet gjendjes specifike të sigurisë në territorin e Komunës së Pejës, situatës së zhvillimit të procesit arsimor, si dhe përgatitjeve për procesin e përmbylljes së vitit kalendarik shkollor 2023/2024.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoi s’e me projektin e grantit të performancës, me DEMOS-in dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë 22 projekte dhe jemi orientuar kryesisht në trotuare dhe ndriçim publik për ta rritur sigurinë e qytetarëve, jemi të orientuar në fshatrat, të cilat lidhen me qytetin Loxha, Novosella, Vitomirica, Llozhani, pastaj te Sharra me kriju një bazen tjetër pak më të madh, për rekreacion dhe freskim, rregullimi i kanalit të Çokolicës, ndërsa për qentë endacak e kemi zhvilluar procedurën, objekti ka avancu mjaft, ku do të trajtohen qentë, po ashtu është duke vazhduar impianti për trajtimin e mbeturinave në Sverkë, ujësjellësi i Lugut të Baranit do të lidhet te rrethi në Vitomiricë, ku do të bëhet lidhja kryesore edhe një tjetër është në rrugë të Zahaqit, ndërsa sa i përket rrugës së Rugovës ajo është në domenin e Ministrisë së Infrastrukturës, po ashtu theksoi s’e e kemi sfidë të madhe dëmtimin e rrugëve, që është duke u bërë nga “Hidrodrini” për t’i kryer punët dhe shpresojmë, që këtë javë do t’i përfundojnë punimet, sepse po ka ngecje në trafik.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Idriz Atashi ka raportuar për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Pejës.

Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega ka raportuar për situatën e zhvillimit të procesit arsimor, si dhe përgatitjet për procesin e përmbylljes së vitit shkollor 2023/2024.

Lidhur me punën e Këshillave Lokal të Sigurisë Publike në territorin e Komunës së Pejës kanë  raportuar znj.Nora Draga dhe z.Ranko Bakić.

Në vazhdim anëtarët kanë paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.