2024/09/19 - 1:33
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e katërt për këtë vit.
Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoi rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Përveç raportimit të përgjithshëm të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe Komandantit të Stacionit të Policisë në Pejë, ky takim ka trajtuar edhe çështje të caktuara si:
1.Fillimi i procesit të të mësuarit me theks të veçantë përgatitjet e fillimit të vitit shkollor 2024/2025.
2.Masat parandaluese dhe sensibilizimi i qytetarëve për pasojat nga zjarri gjatë periudhës së korrje-shirjeve dhe djegieve të pyjeve.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka raportuar për gjendjen aktuale në Komunën e Pejës, investimet, të cilat janë duke u kryer, rreth projekteve, rrugëve, të cilat i ka përfunduar Komuna e Pejës deri më tani.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Idriz Atashi ka raportuar për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Pejës.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega ka raportuar për fillimin e procesit të të mësuarit, me theks të veçantë përgatitjet e fillimit të vitit shkollor 2024/2025.
Drejtori i Emergjencave në Komunën e Pejës, z.Gëzim Gashi ka raportuar për masat parandaluese dhe sensibilizimin e qytetarëve për pasojat nga zjarri gjatë periudhës së korrje-shirjeve dhe djegieve të pyjeve.
Në vazhdim anëtarët kanë paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.