Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Komitetit për Komunitete

2024/06/20 - 1:55


Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Fatlinda Radi mbajti takimin e radhës.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar janë:

1.Aprovimi i rendit të ditës;

2.Aprovimi i procesverbalit;

3.Raporti i Zyrës për Komunitete dhe Kthim;

4.Drejtoria për Arsim – Regjistrimi i fëmijëve në parashkollor dhe klasë të parë, vijueshmëria e nxënësve, vijueshmëria e mësimit joformal;

5.Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Shqyrtimi i buxhetit 2025 dhe përfshirja e projekteve dhe kërkesave të banorëve nga komunitetet joshumicë.

6.Të ndryshme.

Takimi i radhës i Komitetit për Komunitete do të mbahet muajin e ardhshëm.