Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal

2021/04/02 - 9:57

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.
Pikat e rendit të ditës kanë qenë:
1. Shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar – dhjetor 2020-të;
2. Shqyrtimi i propozimit të kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke, për këmbimin e pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronares znj.Mediha Hoxha, nga Peja, për rregullimin e rrugës dhe shtegut të ecjes buzë “Lumëbardhit” sipas PRRU, me interes publik;
3.Shqyrtimi i Raportit mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak 2020-të.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal do të mbahet muajin e ardhshëm.