Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal

2021/09/30 - 12:14

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
– Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Shërbimet Sociale në Komunën e Pejës, pas procedurës së diskutimit publik;
​- Shqyrtimi i Planifikimit të Buxhetit 2022-2024;
– Shqyrtimi i propozimit për normën tatimore për vitin 2022;
– Raporti i Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara:
– Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e nismës së Kryetarit të Komunës së Pejës për anëtarësimin e Komunës së Pejës në Shoqatën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon;
– Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2020;
– Shqyrtimi i propozimit për emërtimin e rrugës së re në Pejë me emrin e Kryetarit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, z.Marius Vizer për përkrahjen dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në afirmim dhe ngritje të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngrituara nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar. ​