Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës​

2022/07/29 - 4:29

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e rregullt të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj, ku në prezencën e Kryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika të rendit të ditës.

Dhënia e betimit nga anëtarja e Kuvendit Komunal të Pejës, znj.Kaltrina Lajqi nga subjekti politik LDK;
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Zëvendësimi i anëtarit të KPF-së; ​
2.Themelimi i Grupit Punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023;
3.Raportimi i punës së Kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë Janar-Qershor 2022;
4.Informatë për përfundimin e vitit shkollor, testit të arritshmërisë dhe testit të maturës;
5.Raporti  i Auditorit të Përgjithshëm dhe Plani i veprimit për të gjeturat e auditimit të vitit 2021;
6.Ridestinimi i mjeteve të rezervës buxhetore;
7.Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë Janar – Qershor 2022;
8.Zëvendësimi i anëtarit të Komisionit Komunal të Aksionerëve të NPL ”Ambienti” Sh. A.  dhe
9.Zëvendësimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionerëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A.
Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi, apo nga anëtarët e Kuvendit.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në muajin shtator 2022.