Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 

2021/12/22 - 1:44

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e rregullt të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
 Pikat e rendit të ditës kanë qenë:

– Dhënia e betimit nga anëtari i ri i Kuvendit të Komunës, z.Mirzet Dzogovic nga subjekti politik BI-P;

– Shqyrtimi i procesverbalit nga Seanca Inauguruese e Kuvendit të Komunës së Pejës;

– Themelimi i Komitetit për Politikë e Financa përbëhet nga 9-të anëtarë: Kryesuesi i Kuvendit, z.Rexhep Kurtbogaj

Znj.Dritë Lokaj-Maloku, znj.Myrvete Salihi dhe z.Mentor Bajri -LDK

Znj.Zize Hakaj – Veselaj dhe z.Labinot Panxha – AAK

Znj.Hidajete Nikçi dhe z.Berat Ganiqi – LVV

Znj.Xhevahire Çeku – Kelmendi – PDK.

– Themelimi i Komitetit për Komunitete përbëhet nga 9-të anëtarë, sipas formulës 1 anëtar nga radhët e LDK- së, 1 anëtar nga radhët e AAK-së dhe 1 anëtar nga LVV, dy anëtarë, që janë prezent nga subjektet joshumicë dhe nga 1 anëtar për subjektet tjera, që janë jashtë Kuvendit, emrat e të cilëve duhet t’i sjellin përfaqësuesit e subjekteve të tyre politike.

Znj.Xhenet Syka – Kelmendi – LDK

Znj.Hidajete Krasniqi – AAK

Z.Bujar Agusholli – LVV

Z.Mirzet Dzogovic – BI-P

Z.Avdulah Djesevic- IBJ.​

– Emërimi i Nënkryetarit të Komunës për Komunitete,  z.Mirzet Dzogovic.

– Zgjedhja e Zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për Komunitete, z.Avdulah Djesevic.

– Listat e pronave komunale, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim për vitin 2022.

Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.

Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet me datë ….. 2022.