Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 

2020/06/30 - 2:55

 
 
Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e rregullt të kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri u diskutua për disa pika të rendit të ditës.
 
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Korniza Afatmesme Buxhetore 2021- 2023.
 
2.Nisma për bashkëpunim ndërkomunal mes Komunës së Pejës dhe Komunës së Istogut, në fushën e zhvillimit socio – ekonomik.
 
3.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe pronarit z.Sami Çeku, nga Peja për rregullimin dhe zgjerimin e hapësirës për varreza të qytetit të Pejës.
 
4.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe pronarit z.Bekim Shala, nga Peja  për rregullimin dhe zgjerimin e hapësirës për varreza të qytetit të Pejës.
 
5.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe z.Dren Haxhija dhe  znj.Arbërora Haxhija, nga Peja për interes publik rregullimin dhe zgjerimin e hapësirës për varreza të qytetit të Pejës.
 
6.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe “Intern Investment Group” S.P.K. nga Peja për interes publik –rregullimin e rrugës – shtegut të ecjes buzë Lumbardhit në Pejë.
 
7.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe “TROJA CO” SH.P.K. – Pejë për interes publik rregullimin e rrugës – shtegut të ecjes buzë Lumbardhit.​
 
8.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe z.Dukagjin Turjaka, nga Peja për ndërtimin e rrugës  dhe shtegut të ecjes buzë Lumbardhit në Pejë, me interes publik.
 
​9.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe z.Din Jusaj, nga Peja për interes publik për sigurimin e hapësirës për gjelbërim në lagjen “Zatra” sipas PRRU. “Zatra” në Pejë.
 
10.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit  të Komunës dhe DÇPJ-ke për shpalljen e interesit publik në ngastren kadastrale Nr.5894/6 ZK.Pejë për formimin e rrugës publike.
 
11.Raport pune Janar-Qershor 2020 i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik të KK-Pejë.
 
12. Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për lirim nga pagesa e taksës për vitin 2020-të për kompanitë transportuese, sipas tarifave të rregullores komunale për taksa dhe tarifa, që është me numër 01/2019 për rregulloren për transport urban dhe transport ndërurban, si dhe rregulloren për transportin e taksive në Komunën e Pejës për shkak të pasojave të shkaktuara nga COVID-19.  
 
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet muajin e ardhshëm.​