Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal

2018/12/28 - 3:08

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

1.Shqyrtimi i Draft – Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;

2.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen me interes publik të Ngast.Kad.nr.26 dhe 25/3 ZK.Zagerme të pronarit z.Tal (Halil) Babanaj, nga Lluka e Epërme KK.Deçan dhe z.Arif Shala, nga fshati Raushiq KK.Pejë për realizimin e projektit për rregullimin e stadiumit të futbollit me standarde evropiane në fshatin Zagerme KK.Pejë;

3.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit z.Nexhmedin (Emin ) Zhara, nga Peja, që gjendet në ZK.Carraver për formimin dhe ndërtimin e rrugës në Pejë, me interes publik;

4.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronaret: “ALBA” sh.p.k. dhe z.Lah Abdullahu, nga Peja, që gjendet në ZK.Pejë dhe pronën e pronarit z.Ukë Nimani, nga fshati Gllaviqicë KK.Pejë, që gjendet në ZK.Llabjan, ZK.Zahaq dhe ZK.Gllaviqicë për realizimin e projektit për formimin e rrugës për shtegun e ecjes për këmbësorë, buzë Lumbardhit Pejë;

5.Shqyrtimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2019 -të, si material informativ;​

6.Raport informativ nga Kryetari i Komunës për Auditimin e brendshëm 2018;

7.Shqyrtimi i propozimit të anëtarit të KK.Pejë z.Arbër Grabovci për emërimin e stadiumit të futbollit në Pejë me emrin “Shahin Haxhiislami” emërtim, të cilin ky stadium e mbanë me vite pas lufte, por që nuk ka qenë i zyrtarizuar nga Kuvendi;

8.Miratimi i vendimit përfundimtar për formimin e Komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Pejës dhe

9. Informatë mbi punën e Komiteteve dhe Komisioneve të Kuvendit Komunal – Pejë.

Takimi i ardhshëm i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në muajin Janar 2019-të.