Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i Shtabit Operativ Emergjent Komunal

2020/07/13 - 2:17

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Muhamet Mahmutaj udhëhoqi takimin e Shtabit Operativ Emergjent Komunal. Në këtë takim u diskutua për Vendimin e ri për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme.
Shtabi Operativ Emergjent është duke funksionuar dhe bashkëpunimi me Policin dhe Inspektorat ne terren është i mirë poashtu edhe gjendja ne terren është e mire sepse bizneset janë duke i respektuar masat qe janë caktuar nga Qeveria.
Nga QKMF-ne Pejë u dha raporti se nga muaji Qershor e deri me sot Peja i ka gjithsejtë 214 raste, prej tyre 13 janë te shëruar, kurse fatkeqësisht i kemi 5 te vdekur. Raste aktive qe po marrin trajtim ne Spitalin Regjional te Pejës janë 51 te infektuar me COVID 19,poashtu ekipet e QKMF-së janë ne kontroll ne piken kufitare ne Kullë.
Komandanti i Stacionit Policor ne Pejë Ndue Nikolla tha se Policia është duke vepruar me përkushtimin me te madh ne menaxhimin e situatës dhe kemi bashkëpunim te mirë edhe me Inspektoratin e Pejës.
Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame te Pejës Muhamet Mavraj kërkoj ndihmën e Komunës qe te pajisen me veshje ,maska dhe doreza punëtorët e shërbimeve mortore.
Ne takim doli si rekomandim qe te respektohet me përpikëri masat e dala nga Qeveria dhe ISHPK-ja për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID-19.
Takimi i radhës i Këshillit Operativ Emergjent do të mbahet  sipas nevojës dhe situatës