Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i Shtabit Operativ Emergjent Komunal

2020/05/04 - 11:31

 
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Muhamet Mahmutaj udhëhoqi takimin e Shtabit Operativ Emergjent Komunal. Në këtë takim u diskutua për Vendimin e ri ne tri faza lehtësuese te punës dhe te kufizimit te lëvizjes si dhe për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme.
Nga sot po fillon një etapë e re e hapjes graduale ne te gjitha segmentet deri ne normalizimin e plot te gjendjes. Në tejkalimin e këtyre etapave kërkohet vëmendje dhe përkushtim nga te gjithë ne duke e ndihmuar njeri tjetrin deri ne fazën e fundit u shpreh Kryetari Muhaxheri.
Kërkesat emergjente dhe kërkesat për Leje Ditore te qarkullimit duhet qe fillimisht te adresohen te Qendra Operative Emergjente Lokale dhe pastaj personi përgjegjës Engelbert Zefaj i adreson dhe i realizon sipas prioriteteve.
Shtabi Operativ Emergjent është duke funksionuar mirë dhe sipas raporteve nga terreni gjendja është e mirë dhe janë duke u respektuar masat ligjore nga Komuna dhe Qeveria.
Policia është duke vepruar me përkushtimin me te madh ne menaxhimin e situatës, Peja vazhdon te jetë ne karantinë dhe me masa strikte te lëvizjes ne hyrje dhe dalje te Komunës së Pejës u tha nga Komandanti i Policisë Ndue Nikolla.
Përfaqësuesi i Kryqit te Kuq Agron Kelmendi raportoj se kanë pranuar një donacion prej 250 pakove Higjienike te cilat do te shpërndahet sipas listës prioritare.
Takimi i radhës i Këshillit Operativ Emergjent do të mbahet  sipas nevojës dhe situatës.