Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i VI-të i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës

2024/06/28 - 11:44

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e VI-të, të rregullt për vitin 2024 të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.

Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbaleve të Kuvendit të Komunës së Pejës (seancës së jashtëzakonshme të datës 16.04.2024, seancës së datës 26.04.2024 dhe seancës së datës 28.05.2024).

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027.

3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për shfuqizimin e Vendimit nr.22/2019 me nr.protokolli 463-01/48816 të datës 30 prill 2019 K.K. Pejë, mbi shpalljen e interesit publik.

4.Shqyrtimi i raportit – informatës mbi zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Komunën e Pejës.

5.Shqyrtimi i raportit – informatës rreth aktiviteteve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

6.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.

7.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.