Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2021/11/08 - 11:55

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për takimin e Kuvendit Komunal të Pejës, Raportin informativ për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për nëntëmujorin e fundit, Raportin për zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Pejës, aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.