Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2021/11/23 - 9:39

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për përfundimin e kontratave për ketë vit, si dhe përfundimi i realizimit të pagesave bazuar ne afatet kohore para përfundimit të vitit fiskal.
Nga Zyra e Prokurimit raportuan se punët sipas kontratave për ketë vit janë duke u kryer sipas afateve.
Drejtoria e Bujqësisë raportoj se janë ne përfundim te projekteve me bujqit si dhe me kanalet e ujitjes.
Drejtoria e Arsimit prezantojë si te suksesshëm aksionin e vaksinimit kundër COVID 19 ne Gjimnaz dhe inkurajoj qe kjo të vazhdoj edhe me shkollat e tjera të Komunës se Pejës.
Drejtoria e Inspekcionit raportoj se janë inspektuar të gjitha punishtet ilegale të zhavorrit (Seperacionet) ne Komunën e Pejës dhe atyre qe kanë operuar pa leje ju është ndaluar puna.
Pati edhe prezantime tjera për punët dhe obligimet e përditshme nga Drejtoret e pranishëm.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.