Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve 

2019/06/24 - 10:54

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. 
Në takim u diskutua për mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, takimin e radhës të Asamblesë Komunale, aktivitetet e prokurimit, Dëgjimin  Publik lidhur me  Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB), organizimin e Panairit të Tregut etj.  
Takimi i radhës i  Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme
.