Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/05/04 - 11:20

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve. Në këtë takim u diskutua për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme.
Drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci njoftoj për gjendjen e fundit ne Komunën e Pejës dhe bazuar ne Raportin e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, Peja qe disa ditë nuk ka rezultuar me raste pozitive. Janë duke u respektuar te gjitha masat situata është ne kontroll dhe po presim shërimin e rasteve te mëhershme pasi gjendja e tyre është stabile.
Drejtori i Inspekcionit Leutrim Murtezaj shprehu gatishmërinë qe edhe tani pas lehtësimit te disa masave dhe lejimin e punës për disa veprimtari, ekipet e inspektorëve do te vazhdojnë ne monitorimin e gjendjes konform masave te reja.
Kryetari dhe zyra e Prokurimit u dakorduan qe te vazhdohet me procedurat e Prokurimit, sidomos me projektet me donatoret e jashtëm.
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Xhenet Syka prezantojë se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka hapur thirrjen për projekte dhe duhet te përgatitemi për aplikime.
Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj njoftojë se mësimi Online është duke vazhduar,poashtu tregoje se po bëhen përgatitjet për testet e maturës dhe te arritshmërisë, nëse do te mbahen ne muajin Maj.
Shtabi Operativ Emergjent është duke funksionuar mirë dhe sipas raporteve nga terreni gjendja është e mirë dhe janë duke u respektuar masat ligjore nga Komuna dhe Qeveria, u shpreh Drejtori i Emergjencave Muhamet Mahmuti.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet  sipas nevojës dhe situatës.