Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/05/12 - 10:15

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve. Në këtë takim u diskutua për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri njoftoj për gjendjen ne Komunën e Pejës, që disa ditë nuk kemi raste pozitive dhe jemi  duke i respektuar te gjitha masat. Situata është ne kontroll dhe po presim shërimin e rasteve te mëhershme pasi gjendja e tyre është përmirësuar.
Kryetari dhe Zyra e Prokurimit u dakorduan qe te vazhdohet me procedurat e Prokurimit dhe me procedimin e projekteve sipas radhës, poashtu edhe me projektet me donatoret e jashtëm.
Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj njoftojë se mësimi Online është duke vazhduar, poashtu tregojë se testi i  maturës do te mbahen ne fund të muajin Qershor ose ne fillim te Korrikut, kurse është kërkuar qe Testi i Arritshmerisë këtë vit te mos mbahet fare, por nxënësit te regjistrohen ne shkollat e mesme bazuar ne suksesin e tyre.
Kërkohet nga Drejtorët qe te rifillojnë punën edhe një pjesë e stafit qe nga data 18 Maj, për shkak te fillimit te fazës se dytë te masave lehtësuese dhe fluksi i qytetarëve pritet të rritet.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet  sipas nevojës dhe situatës.