Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/05/18 - 10:29

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
 
Në takim u diskutua për orarin e daljes në punë gjatë këtyre dy javëve të ardhshme, pra edhe gjatë këtyre dy javëve orari i punës do të jetë, prej orës 08:00 deri në ora 12:00.
Ne ju kemi tërhequr vërejtjen dyqaneve me pemë dhe perime, që të kenë kujdes të shtuar edhe gjatë këtyre dy javëve, që të jenë të pajisur me dorëza dha maska, u diskutua për takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, donacionin me pajisje gjermane ku janë përzgjedhur shkollat e mëdha “Shaban Spahija” dhe “Dardania”, në muajin korrik do të mbahet testi i maturës, përgatitjet për planifikimin e KAB-it komunal, dëmet, të cilat i ka shkaktuar era këto ditë, parapërgatitja e paramasave për sera, falja e gjobave për vitin 2020-të për lindjet dhe vdekjet, të cilat regjistrohen me vonesë, aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.
 
Takimi i radhës i  Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.​