Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/06/29 - 12:14

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve,i cili fillimisht prezantoj një elaborat te shkurtër për punët ne përgjithësi ne Komunë.
Kryetari ne takim kërkoj nga Drejtorët dhe Zyra e Prokurimit qe te vazhdohet  me procedurat e Prokurimit për te gjitha projektet qe janë te parapara për këtë vit me qellim qe ato te kryhen sipas planifikimit dhe ne kohe optimale.
Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj njoftojë se zyrtarisht ka përfunduar viti shkollor, përveç  testit të  maturës dhe testit të arritshmerisë qe është vendos te mbahen ne muajin Gusht.
Drejtori i Bujqësisë Mehdi Mulaj nder të tjera tha se na duhen hapësira te mjaftueshme bazuar ne rregulloren për COVID-19, ne kohen kur do te behet  pranimi i kërkesave për Subvencione, pasi te shpallen nga Ministria e Bujqësisë.
Kryesuesi i Kuvendit dr. Islam Husaj njoftoj se nesër do të mbahet Seanca e rregullt e Kuvendit dhe kërkoj nga Drejtoret qe kanë pika te rendit te ditës të jen prezent.
 
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet  sipas nevojës dhe situatës.