Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/07/13 - 2:22

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, i cili kësaj radhe është mbajtur përmes platformës Zoom Online.
Kryetari Muhaxheri fillimisht prezantoj masat e reja qe janë ne fuqi dhe qe duhet te respektohen, pastaj prezantoj një elaborat te shkurtër për punët ne përgjithësi ne Komunë.
Kryetari ne takim kërkoj nga Drejtorët dhe Zyra e Prokurimit qe te vazhdohet  me procedurat e Prokurimit për te gjitha projektet qe janë te parapara për këtë vit me qellim qe ato te kryhen sipas planifikimit dhe ne kohe optimale.
Kryesuesi i Kuvendit dr. Islam Husaj njoftoj se po bëhen përgatitjet për mbajtjen e takimit te KPF-ca dhe për Seancën e rregullt e Kuvendit dhe kërkoj nga Drejtoret qe kanë pika te rendit te ditës të dërgojnë materialet me kohë.
Drejtori i Bujqësisë Mehdi Mulaj tregoj se kanë filluar korrje shirjet dhe shpresojmë për dy jave do te përfundojnë, poashtu tha se rendimenti është i kënaqshëm.
Ne fund u dha edhe njëherë rekomandimi për  respektimin e domosdoshëm te masave parandaluese dhe mbrojtëse ndaj COVID-19.
 
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet  sipas nevojës dhe situatës.