Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/07/27 - 11:44

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
Gjatë takimit u diskutua për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 deri në normalizimin e gjendjes, pastaj është diskutuar për organogramin, i cili është në përfundim, mbledhjen  e radhës të Kuvendit Komunal të Pejës, u diskutua për fillimin e vitit të ri shkollor, ku  një grup punues është duke kriju variante A, B dhe C, ku varianti i fundit është mos me shku në shkollë, por në formë të platformave, ku përgjegjësinë për sigurimin e pajisjeve e marrin Komuna dhe Ministria për nxënësit, të cilët nuk i kanë, ndërsa varianti i dytë është me shku në shkollë, por numri i nxënësve të jetë i ndarë, 10, 10, 10, ku i bije çdo të treten ditë një grup me shku në shkollë dhe varianti i parë, që të shkohet me numër më të vogël të nxënësve në klasë dhe shkollë, pra këto janë duke u diskutuar varësisht nga situata e pandemisë, pastaj është diskutuar për  aktivitetet e prokurimit, fushatën e korrje – shirjeve, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.