Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/09/07 - 10:15

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
Gjatë takimit është diskutuar për mbledhjen e radhës të rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, Planin e Punës së Kuvendit Komunal, fillimin e vitit të ri shkollor, ku shkollat duhet të krijojnë Task Forca, shkollat e fshatit kanë qenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor se kanë numër të vogël të nxënësve, dhe kemi qenë të përgatitur me fillu mësimin, por problem  janë shkollat, të cilat kanë numër më të madh të nxënësve. Në nivel të Komunës është formu Task Forca pjesë e së cilës është Nënkryetari, Drejtori i Arsimit, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtori i Financave  dhe Drejtori i Inspekcionit, po ashtu gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.