Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/09/14 - 1:18

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. 
 
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj i njoftoj për fillimin e vitit shkollor sipas udhëzimit të MASHT-it, java e parë fillojnë parashkollorët, klasa 1,2,3,6 dhe 10, ndërsa javën tjeter fillojnë edhe klasat tjera, të gjitha shkollat janë përgatitur, Task Forcat kanë raportuara se gjithçka është në rregull, ka pas kontrolla edhe prej Ministrisë, Inspektoratit, ku janë bërë raportet për shkolla, të cilat janë përcjell në Ministri, pra në të gjitha shkollat ka filluar viti shkollor, përveç në shkollën e Vitomericës, që brenda tri ditëve fillon për shkak të disa punimeve, që janë duke u bërë në shkollë. Janë ndarë 21 mijë maska donacion për të gjithë nxënësit, shpresojmë, që nuk do të kemi ndonjë rast me COVID-19, sepse nëse paraqitet ndonjë rast duhet të shkojmë me variantin tjetër, prej mostrave, që janë marrë prej mësimdhënësve të Pejës, prej 150 kanë dalë vetëm 6-të raste pozitiv, po edhe ata nuk kanë simptoma. Maksimumi i nxënësve në klasë është 15-të, pra një nxënës është i ulur në një bankë.
 
Është diskutuar për takimin e radhës të Komitetit për Politikë e Financa, takimin e radhës të rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, diskutimin e rregullores për të drejtat e fëmijëve, po ashtu është diskutuar për Muzeun e Lëvizshëm, ku Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon nën kujdesin e Bashkisë Tiranë starton në sheshin “Skëndërbej” me Muzeun e Lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”.

Muzeu do të nisë  nga Tirana dhe do të udhëtojë në qytetet Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Preshevë duke u vendosur në sheshet kryesore të tyre e duke ju ftuar ta vizitoni më të mirën e Tiranës në këtë 100 vjetor, që ka ardhur tek Ju. Muzeu i Lëvizshëm do të vijë në Pejë, më datë: 18.09.2020, në ora 10:00, në sheshin e qytetit.
 
Gjatë takimit është diskutuar për aktivitetet e prokurimit, kanalet e ujitjes, punët, të cilat janë në përfundim e sipër.
 
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.