Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/10/12 - 1:15

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
Është diskutuar për takimin e radhës të Komitetit për Politikë e Financa, mbledhjen e radhës të rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, takimin e Task Forcës në nivel të Komunës, afatin e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2020-të, edicionin e XIII-të të takimeve letrare “Azem Shkreli”, aktivitetin e balonës me ajër të nxehtë, aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.