Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/11/23 - 11:34

 
 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19-të deri në normalizimin e gjendjes, reduktimin e stafit, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19-të në shkollat “Vaso Pashë Shkodrani” dhe “Shaban Spahija” mësimi në këto dy shkolla ende po vazhdon të mbahet online, po ashtu është diskutuar për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës, takimin e radhës të Task – Forcës së Komunës së Pejës, aktivitetet e prokurimit është kërkuar qe te përmbyllen ne afatin optimal për këtë vit,etj.
Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Pejës, z.Petrit Loci i njoftoj, nëse vazhdon kjo gjendje me rritje te rasteve, atëherë duhet te aftësohet edhe QMF-së ne Taphane si ndihmëse e QMF-së ne Fidanishte për trajtimin e rasteve me COVID-19 për dhënien e terapive. Kapacitetet tona mjekësore i kemi ngritur në maksimum , përkundër vështirësive, të cilat, po paraqitën, sidomos me sigurimin e listës esenciale.
Aktualisht ne Spitalin e Përgjithshëm ne Pejë janë te shtrirë 124 pacient me COVID-19 ku gravitojnë 5 komuna te regjionit.
​Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.