Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2021/04/06 - 10:33

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.

Gjatë takimit është diskutuar për mbledhjen e radhës të Komitetit për Politik dhe Financa dhe të Kuvendit te Komunës.

U diskutua për masat e reja te Qeverisë dhe respektimi i tyre nga institucionet komunale.

U kërkua nga Drejtoret te intensifikohen punimet ne shpalljen e projekteve për këtë vite dhe te rritet dinamika e punës.

U diskutua për gjetjen e një lokacioni te përshtatshëm për Tregun e plaçkave i cili ka qene ne Taphane dhe është propozuar hapësira e ish ndërmarrjes se mbeturinave Ambienti.

Poashtu u vendos qe te ndalohet ekspozimi i mallrave para dyqaneve neper qytet e sidomos ne Qarshin e Gjatë ne Pejë.

Poashtu u diskutua për punët e Prokurimit, raportet e buxhetit dhe punën e Drejtorive.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.