Republika e Kosoves

Pejë

Takimi me motrat Soroptimiste 

2019/04/24 - 1:07

Soroptimistet(motrat vullnetare) gjithandej globit reflektojnë paqe dhe angazhim maksimal në përmirësimin e mirëqenies së grave dhe vajzave!
Sot, ky mision global ka ndaluar në Pejë duke qenë se asociacioni i Soroptimisteve nga Peja është i binjakëzuar me asociacionin e Soroptimisteve nga Finlanda.
Në cilësinë e nikoqirit Kryetari i Komunës, z.Gazmend Muhaxheri është zotuar për lidership të avansuar mbi baza gjinore dhe vendimmarrje të barabartë.