Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim qytetarët, ku disa prej kërkesave të tyre kanë të bëjnë me çështje për sigurim të vendbanimit, kërkesë për subvencione, probleme shëndetësore, kërkesë për rregullim të rrugëve, kërkesë për punësim, kërkesë për përkrahje të shkollimit të fëmijëve, kërkesë për ndërtim të shtëpisë etj.