2022/04/27 - 10:47
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Drejtoreshën e fondacionit Terre Des Hommes delegacioni në Kosovë, znj.Florina Duli- Sefaj.
Gjatë takimit është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, prandaj znj.Florina Duli-Sefaj e njoftoj kryetarin Muhaxheri lidhur me Terre Des Hommes, Misioni në Kosovë, e cila është një organizatë jofitimprurëse aktive në Kosovë, që nga viti 1999, e cila ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
Fusha e ekspertizës së Terre Des Hommes ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare dhe akteret kyç, përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve, po ashtu e njoftoj për programet kryesore, siç janë: Mbrojtja e fëmijëve, Migrimi dhe Anti-trafikimi dhe Drejtësia për të Mitur.