Republika e Kosoves

Pejë

Takimi Publik me Qytetarë

2020/06/26 - 5:27

Në bazë të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe Statutit të Komunës së Pejës është mbajtur Takimi Publik me Qytetarë. Takimin e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Dr.Islam Husaj. Në këtë takim qytetarët janë informuar për punën e Komunës, çështjet dhe preokupimet e tyre në kompetencat e pushtetit lokal drejtpërdrejt nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri. Qytetarët kanë marrë përgjigje për të gjitha shqetësimet e tyre dhe një varg çështjesh të tjera për të cilat ishin të interesuar.