2022/12/27 - 9:09
Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur takimi publik me qytetarë, ku të gjithë të interesuarit janë informuar drejtpërdrejt nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-së, në Pejë për të gjitha çështjet nga kompetenca e pushtetit lokal me, të cilat preokupohen dhe për të cilat kanë shprehur interesim, siç janë: punën e Komunës së Pejës, prioritetet e Komunës së Pejës, infrastrukturën rrugore, infrastrukturën komunale, shërbimet administrative komunale, buxhetin etj.
Rëndësi të posaçme në këto takime ka pjesëmarrja aktive e qytetarëve me ide dhe sugjerime për avancimin e punëve të institucioneve komunale.
Në këtë takim qytetarët janë informuar për të gjitha çështjet, të cilat ju kanë interesuar.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim dëshmon përcaktimin tuaj për Demokraci, ku si parakusht kryesor nënkupton pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.
Ky takim mbahet në përputhje me detyrimet, që dalin nga neni 68, pika 68.1 dhe 68.2 e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenin 91, paragrafi 1 i Statutit të Komunës së Pejës.