Republika e Kosoves

Pejë

Trajnim  për  programin CNC

2018/06/21 - 3:16

Shkolla  e Mesme Teknike “Shaban Spahija” nga Peja i dërgon në Bursa të Turqisë 16 nxënës për trajnim në programin CNC, në specializim për fushat profesionale metalike, ku së bashku me nxënës do të jetë drejtori i shkollës dhe tre profesorë në trajnim, i cili do të zgjasë një javë. Transporti bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, ndërsa qëndrimi dhe trajnimi është donacion i Burses, nga Shkolla e Mesme Teknike Profesionale “Ahmet Çoşkunöz.”​