2024/11/20 - 4:15
Në organizim të Drejtorisë për Administratë dhe Zyrës për Barazi Gjinore, e në bashkëpunim me Zyrën për Informim Publik, sot në sallën e Kuvendit te Komunës se Pejës është mbajtur Konsultimi Publik për: Draft – Planin Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore 2024 – 2027.
Në këtë diskutim publik pos të tjerëve, prezent ishin edhe disa anëtar të komisionit për Draft – Planin Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore 2024 – 2027.
Fillimisht Samka Dranqolli, Zyrtare për Barazi Gjinore ne Komunën e Pejës, në cilësinë e anëtarit të komisionit i njoftoj me gjerësisht të pranishmit për Draft – Planin Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore 2024 – 2027 dhe se ky plan ka qenë i publikuar në web-faqen zyrtare të Komunës së Pejës.
Nga të pranishmit pati diskutimeve konstruktive, kurse sygjerime dhe komente në lidhje me këtë plan nuk pati, sepse u konstatua se është mirë i përgatitur si Draft-Dokument.
Ky Draft – Plan Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore 2024 – 2027, do të miratohet në seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës që do të mbahet me 29.11.2024.