Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) Nr. 01/2020

2020/02/13 - 9:09

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e parë për këtë vit.

Kjo mbledhje i dedikohet ankesave të qytetarëve në lidhje me qentë e rrugës, rreziku nga sulmi i tyre ndaj fëmijëve dhe personave të ndjeshëm, si dhe çështja e fëmijëve minoren dhe adoleshentëve, që janë të rrezikuar nga dhuna e shokëve të dhunshëm.

Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Engelbert Zefaj, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj edhe rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.

Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Duhet me ju njoftu se jemi në muajin e dytë, por buxheti i shtetit ende nuk është aprovu, ndërsa dëmet, të cilat i ka shkaktu era javën e kaluar ne si komunë i kemi identifiku dëmet, që na janë bërë në shkolla dhe qeveria ka ndarë buxhet për nëntë shkolla të Komunës së Pejës, pastaj janë duke u identifiku dëmet, që janë bërë në bujqësi, dëmet në sektorin privat janë duke i identifiku sektori i emergjencës, të cilët janë duke punuar, që disa ditë, po ashtu dëme ka pasur edhe në rrjetin energjetik etj”.

Për gjendjen e sigurisë në Komunën e Pejës ka raportuar Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Ndue Nikolla, i cili theksoj se gjendja e sigurisë në Komunën e Pejës për këtë periudhë kohore të vitit 2020-të është e qetë dhe stabile, pasi është një periudhë e shkurtë nuk mund të bëjmë krahasime të mëdha, por përgjithësisht është më e qetë.

Enver Dembogaj nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka folur për gjendjen aktuale të menaxhimit të rrezikut, që vjen nga qentë e rrugës.

Henrik Nulleshi nga veterina e Pejës ka folur lidhur me shërbimet për qentë e rrugës.

Vera Kolgjeraj nga Qendra për Punë Sociale ka folur për fëmijët viktimë e dhunës në rrugë dhe familje, ndërsa z.Haxhi Iberdemaj nga Shërbimi Sprovues i Kosovës – Zyra në Pejë ka folur për fëmijët e dhunshëm dhe menaxhimi i tyre.

Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.