Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) Nr. 03/2019

2019/06/21 - 2:23

 
 
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi –KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e radhës.
 
Ky takim i dedikohet pengesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve nga mungesa e parkingjeve për automjete dhe parkimi i automjeteve në trotuare, po ashtu në këtë takim janë trajtuar edhe problemet e ndotjes akustike, zhurmave të lokaleve dhe ngasjes së automjeteve motorike në hapësirat për këmbësor.
 
Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Engelbert Zefaj, i cili pasi  e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj edhe rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
 
Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Kemi filluar me lirimin e parkingjeve në qytet, ndërsa si shqetësim që ka ardhë nëpërmjet  mbledhjeve të KKSB-së është shqetësimi i banorëve të Poçestës edhe Gorazhdecit për materialet e rrezikshme prej ish-Kombinatit të Lëkurë Këpucëve, pra jam takuar me banorët e fshatrave në fjalë, po ashtu ndriçimin publik, që e kemi pas në fshatin Lëvoshë e kemi përfunduar, po ashtu kanë përfunduar procedurat tenderuese për ndriçim publik në qytet dhe në disa fshatra, ku janë rreth 2700 trupa ndriçues që do të vendosen këtë vit”.
 
Për gjendjen e sigurisë në Komunën e Pejës ka raportuar Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Ndue Nikolla, i cili theksoi se prej kësaj jave operojnë 24 orë edhe  Ministacionet e Policisë në fshatrat Baran, Leshan, Nabërgjan dhe Drelaj.
 
Drejtoresha për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, znj.Xhevahire Çeku-Kelmendi ka folur për numrin e parkingjeve në Komunën e Pejës.
 
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj ka folur për rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e 9-ta, ku në 28 shkolla fillore të Komunës së Pejës suksesi i përgjithshëm është 60.46 %, po ashtu ka folur edhe për provimin e Maturës Shtetërore.
 
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.​