Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) Nr.04/2022

2022/09/15 - 5:41

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e katërt për këtë vit.
Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.​​
Kjo mbledhje i dedikohet çështjeve specifike, siç janë: situata e krijuar në arsim nga greva, siguria në trafik, parkingjet, sinjalizimi, sanimi i rrugëve dhe ndriçimi publik, ruajtja e shëndetit publik duke garantuar ushqime të sigurta, si dhe qentë e rrugës, kontrolli i qenve, rreziku nga sulmi i tyre ndaj fëmijëve dhe personave të ndjeshëm.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoj për gjendjen aktuale në Komunë, punët, të cilat kanë përfunduar dhe ato, që janë në përfundim e sipër duke pas parasysh ngritjen e çmimeve dhe problemet, të cilat i ka shkaktu kudo ngritja e çmimeve, ku edhe Komuna jonë është e prekur shumë, në veçanti kur është fjala për asfaltim të rrugëve, prandaj është mirë të jeni të informuar për Vitomericë, ku kanë qenë 7 km rrugë të parapara për t’u asfaltuar, ku janë përfundu vetëm një pjesë, ndërsa pjesa tjetër nuk ka përfundu, po ashtu i njoftoj se janë duke punuar në shkolla, i njoftoj për punët në trotuare, ndriçim publik, kanalizime, pastaj i njoftoj se kanë përfundu punët në dy ambulanca në Vitomericë dhe Kryshec.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Ndue Nikolla ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Pejës, Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega ka raportuar për fillimin e procesit mësimor me theks të veçantë për situatën e krijuar nga greva, pastaj lidhur me sigurinë dhe kontrollin e produkteve ushqimore nga Drejtoria e Inspekcionit ka raportuar z.Haxhi Gashi, pastaj Udhëheqësi i Zyrës Regjionale të AUV në Pejë, z.Enver Demëbogaj, Drejtoresha e Inspekcionit të AUV, znj.Ilirjana Zymberaj, ndërsa nga Stacioni i Veterinarisë, z.Sadik Heta ka raportuar për qentë e rrugës, kontrolli i qenve, të cilët kanë dhe nuk kanë pronar, rreziku nga sulmi i tyre ndaj fëmijëve dhe personave të ndjeshëm.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.