Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) Nr. 06/2021

2021/12/24 - 2:35

Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Fatmir Asllani, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se po e përfundojmë takimin e fundit për këtë vit, pothuajse edhe takimin e fundit në këtë përbërje, sepse po na përfundon mandati i KKSB-së, pra në seancën e radhës të Kuvendit, që do të mbahet do të jetë edhe pika e rendit të ditës me përbërjen e re të KKSB-së, prandaj Ju falënderoj për bashkëpunimin. Në bazë të planit ky është takimi i 6-të për këtë vit, po ashtu dua të ndajë me Ju një informatë për kamerat e qytetit, sepse kemi filluar implementimin e fazës së tretë, siç e kemi pas në bazë të planit deri më tani kemi filluar me implementimin e kamerave të qytetit në bashkëpunim me policinë, pra vetëm ka filluar implementimi i vendosjes së kamerave, njëkohësisht edhe funksionalizimi i disa kamerave, të cilat kanë qenë jashtë funksionit, pra me operatorin, që e kemi kontraktu, do të thotë ato kamera do të kthehen në funksion, pra këto kamera janë për sigurinë e të gjithë qytetarëve, të cilët jetojnë në Komunën e Pejës.
Kjo mbledhje i dedikohet çështjes specifike për të Drejtat e Njeriut, ku do të shqyrtohen rastet e dhunës në familje, mbrojtja e të drejtave të personave, të cilët privohen nga të drejtat themelore dhe riintegrimi i personave të riatdhesuar.
Zëvendëskomandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Enis Lluka ka raportuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Pejë, Zyra për Barazi Gjinore, znj.Sebahate Qorkadiu ka raportuar për dhunën në familje, Qendra për Punë Sociale, znj.Vera Kolgjeraj ka raportuar për fëmijët, viktimë e dhunës në rrugë dhe familje, Drejtoresha e Qendrës për Mirëqenien e Gruas, znj.Ardita Bala ka raportuar për ankesat e qytetarëve për dhunën në familje, Shërbimi Sprovues i Kosovës – Zyra në Pejë, z.Haxhi Iberdemaj ka raportuar për fëmijët e dhunshëm dhe menaxhimin e tyre, Zyra për Komunitete dhe Kthim, znj.Anela Hukić ka raportuar për riintegrimin e personave të riatdhesuar, si dhe përfaqësuesja e IOM-it, znj.Albiana Çavolli.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.