Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

2018/12/17 - 3:43

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi –KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e radhës.

Koordinatori i KKSB-së, z.Engelbert Zefaj këtë takim e hapi në mënyrë më të veçantë, sepse prej ditës së sotme i kemi pjesë të KKSB-së Ushtrinë e Kosovës, pastaj konfirmoj pjesëmarrjen dhe prezantoj edhe rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.

Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj formimin e Ushtrisë së Kosovës, po ashtu ju uroj një fundvit të mirë dhe ju dëshiroj suksese për vitin e ardhshëm.

Komandanti i Stacionit Policor në Pejë, z.Ndue Nikolla i përshëndeti të pranishmit, të cilët i uroj për formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj i njoftoj me gjendjen e sigurisë dhe me disa prej aktiviteteve kryesore. Sipas tij, gjendja e sigurisë në Komunën e Pejës vazhdon të jetë e qetë dhe stabile. Në raportin njëmbëdhjetë mujor në përgjithësi numri total i rasteve të raportuara përafërsisht është i njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe deri në këtë moment kemi një zbritje të lehtë të rasteve të raportuara rreth 2% më pak raste sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zbulueshmëria e rasteve deri në momentin që po raportoj është rreth 60% e rasteve të zbuluara nga totali i rasteve të raportuara. Liria e lëvizjes është e qetë për të gjitha komunitetet. Periudha nëpër të cilën, po kalojmë jemi në prag të festave të fundvitit, prandaj i kemi shtuar masat e sigurisë. Urime festat e fundvitit!

Znj.Vera Kolgjeraj ka raportuar për gjendjen me abuzimin e të miturve, ndërsa z.Arbër Taraku ka raportuar për problemet me qentë endacak dhe trajtimin e tyre.

Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.​