Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) 

2019/01/22 - 4:17

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi –KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e radhës.

 

Kjo mbledhje i dedikohet fushatës për sensibilizimin e qytetarëve në lidhje me armët ilegale. Para anëtarëve të KKSB-së, përveç Kryetarit Muhaxheri dhe Komandantit Nikolla kanë prezantuar edhe autoritetet përgjegjëse nga MPB dhe UNDP lidhur me zhvillimin e fushatës.

 

Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Engelbert Zefaj, i cili e konfirmoj pjesëmarrjen dhe prezantoj rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.

 

Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe raportoi për gjendjen aktuale në komunë. Shumicën e rrugëve i kemi pastruar menjëherë, pra gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme, sot kanë filluar përsëri të reshurat, por ndërmarrjet për pastrimin e borës do të jenë aktive, jemi në përgatitje të përgjithshme të procedurave të tenderimit, kemi obligime, që i kemi marrë në bazë të planit të punës së këtij viti të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Ju dëshiroj të gjithëve një vit të mbarë dhe punë të mbarë!

 

Komandanti i Stacionit Policor në Pejë, z.Ndue Nikolla i përshëndeti të pranishmit dhe raportoi për gjendjen e sigurisë në Pejë. Sipas tij, gjendja e sigurisë në Komunën e Pejës vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.

Gjatë vitit 2018 e kemi pas një rast vrasje të revoltuar, kemi pasur 6 aksidente me fatalitet në Komunën e Pejës, ku kanë qenë 8 viktima, vepra penale kundër pasurisë kanë qenë sfidë, jo vetëm për komunën tonë, por në përgjithësi për vendin tonë për Policinë e Kosovës duke përfshi vjedhjet, grabitjet, si dhe rastet e dhunës në familje, që në vitin paraprak kanë qenë 120 raste të raportuara, kurse në vitin 2018 i kemi pasur 144 raste të raportuara, në bazë të analizave tona kjo është si rezultat i rritjes së besimit të viktimave potenciale për të raportuar dhe trajtimit të mirë, që ju bëhet viktimave të dhunës familjare, mirëpo nuk kanë munguar edhe rezultatet, sidomos në arrestimin e personave në rastet e grabitjes, po ashtu kemi pasur rezultate të mira edhe në konfiskimin e armëve, në vitin 2017 kemi pasur 81 armë, kurse këtë vit 92 armë, pra kjo është rezultat i numrit të madh të bastisjeve, pikave të mëdha të kontrollit, si dhe ndalimit të personave të dyshuar edhe këtë vit i kemi bërë planifikimet tona, disa që i kemi caktuar për vitin 2019 janë: ruajtja e nivelit të sigurisë, krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Pejës, shtimi i bashkëpunimit reciprok me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare, siguria në trafik, parandalimi i aksidenteve në përgjithësi etj.

 

Zëvendësministri i MPB, z.Izmi Zeka i ka njoftuar të pranishmit  për shpalljen e procesit të legalizimit nga MPB.

 

Udhëheqësi i DAME, z.Destan Mustafa i njoftoj të pranishmit me  procedurat e legalizimit të armëve.

 

Përfaqësuesi i UNDP, z.Alain Lapon ka folur për mbështetjen e UNDP-së në procesin e kampanjës për legalizim.

 

Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.​