Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i Task Forcës në Komunën e Pejës

2022/01/21 - 2:41


Task Forca e DKA-së, ka mbajtur një takim, ku të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani, drejtori për Arsim, z.Naser Gega, drejtori i Shëndetësisë, z.Petrit Loci, drejtori për Buxhet dhe Financa, z.Jeton Abazaj dhe drejtori për Punë Inspektuese, z.Agron Halitaj.

Në këtë mbledhje pasi u shqyrtua dhe u analizua gjendja e përgjithshme me pandemi në institucionet edukativo-arsimore, duke iu referuar raporteve zyrtare të IKSHPK-së dhe rekomandimeve të Task Forcave në nivel të institucioneve edukativo-arsimore.

Institucionet edukativo-arsimore duhet ta bëjnë dezinfektimin e objektit dhe të përcjellet gjendja shëndetësore e kontakteve. Task Forca e Institucionit Edukativo-Arsimor duhet ta rishqyrtoj situatën dhe duhet të vazhdohet me aplikimin e masave higjieno-sanitare dhe respektimin e kritereve dhe rekomandimeve nga MSH, IKSHPK dhe Protokolli i Reagimit të MASHT-it.

Takimi i radhës i Task Forcës do të mbahet javën e ardhshme.