Republika e Kosoves

Pejë

Vazhduan ndegjimet buxhetore për hartimin e buxhetit 2019,por tani me përfaqësues të artit,rinisë,sportistëve e pensionistëve

2018/07/25 - 12:09

Kanë vazhduar takimet për ndexhimet buxhetore,por tani me një përbërje tjeter.Ky takim është mbajtur me Gratë Asambleiste,me përfaqësues te Kuvendit të Femijëve,të Kuvendit të Rinjëve,të KVRL,me studentë,pensionist,me sportista,me Shoqëritë Kulturore Arstistike,me artistët dhe me shkrimtarët e Komunës se Pejës.
Komuna e Pejës përmes zyrës se Kryetarit,Drejtoris për Financa dhe Kryesuesit të Kuvendit janë duke i mbajtur ndegjimet publike me qytetarë të organizuara nëper Bashkësi Territoriale dhe me grupet tjera.
Qellimi i këtij takimi ishte që edhe keto grupe te interesit t’i paraqesin kërkesat e tyre si përfaqësues te grupeveapo shoqerive te tyre dhe pastaj Komisioni i Kuvendit dhe Komisioni i Komunës i udhëhequr nga Kryetari dhe Drejtori i Financave ti nxjerrin prioritetet ne menyrë proporcionale ne bazë të kapaciteteve buxhetore per hartimin e buxhetit te Komunës për vitin 2019.
Në keto takime janë prezent Kryetari Gazmend Muhaxheri,Kryesuesi i Kuvendit Islam Husaj,Drejtori i Financave Jeton Abazaj dhe deputetet e zonës të cilët po tregojnë tranparencë ndaj qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
Kërkesat e sotme ishin te bazuara kryesishtë ne Infrastrukturën sportive,kushte me te mira për rini,rritje të subvencioneve për sportista,artista,Shoqeri Kulturore dhe OJQ qe aplikojne me projekte rinore dhe mjedisore,pastaj ne rregullimet e hapësirave të gjelberta,shtigjeve të ecjes,rregullimi i trotuarëve për nxenës te shkollave dhe ndertimi i fushave te hapura sportive edhe neper zonat periferike te qytetit.
Kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri ne këto takime po bënë prezentimin e gjendjes faktike te të gjitha projekteve që janë ne vazhdimësi duke u punuar dhe mundësinë dhe kapacitetet e Komunës për projektet tjera ne vazhdimësi.
Takimet për ndegjimet buxhetore janë duke vazhduar në të gjitha Bashkësitë Territoriale dhe me grupet tjera te interesit dhe janë duke u evidentuar të gjitha kërkesat e qytetarëve.