Republika e Kosoves

Pejë

Vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare

2018/10/29 - 9:49

Komuna e Pejës në bashkëpunim me OSBE dhe shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” të Pejës kanë organizuar një aktivitet gjysmëditor për 19-të nxënës nga shkolla e artit për t’i vizituar objektet kryesore të trashëgimisë kulturore dhe fetare të qytetit të Pejës.

Gjatë vizitës nxënësit janë shoqëruar nga drejtori i shkollës, mësimdhënësit dhe zyrtarët komunal.

Nxënësit i përdoren kamerat për të fotografuar objektet e vizituara, pra kjo do të stimulojë interesin e nxënësve, frymëzimin dhe krijimtarinë më vonë në vepra arti gjatë orëve të tyre të rregullta mësimore, apo edhe të rezultoj më vonë me ndonjë ekspozitë të vogël të shfaqur në shkollë.

Ky aktivitet i inkurajon nxënësit, që të shikojnë trashëgiminë kulturore dhe fetare, si trashëgimi të përbashkët, të nxisë mirëkuptimin reciprok, bashkëjetesën dhe respektin për diversitetin, ndërkohë që do të stimulojë ndjenjën e pronësisë dhe krenarisë pa marrë parasysh besimin dhe përkatësinë etnike.