Republika e Kosoves

Pejë

Shërbime publike –

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

 

Drejtoria për punë komunale dhe shërbime teknike në bazë të kompetencave dhe mundësive që ka është drejtori që merret kryesisht me rregullimin, mirëmbajtjen dhe kujdesin e infrastrukturës dhe sipërfaqeve publike. Në organizimin e vet kjo drejtori ka 11 punëtorë dhe është e ndarë në dy sektore.

 

–         Sektorin e punëve Komunale dhe

–         Sektorin e shërbimeve teknike

 

Sektori i punëve komunale numëron 4 punëtorë, ku kryesisht merren me:

–         Shërbimet në kërkesat e qytetarëve të cilët i drejtohen shërbimit lidhur me gërmimin e sipërfaqeve publike për raste të ndryshme siç janë, kyçja në ujësjellës, kanalizim, KEK, PTK dhe të tjera.

–         Kujdesi për vendosjen e reklamave, panove reklamuese në sipërfaqe publike për reklamime të prodhimeve vendore dhe te ndryshme.

–         Kujdesi për mirëmbajtjen e pastërtisë nga mbeturinat e ngurta në sipërfaqe publike.

–         Pastrimi i pikave mbledhëse të ujit atmosferik, ujëmbledhës në rrugë dhe basene sendimentuese.

–         Mirëmbajtja dhe pastrimi i kanaleve të hapura.

–         Mirëmbajtja e rrugëve në gjendje të pastër ( larja, fshirja dhe spërkatja e rrugëve ).

–         Mirëmbajtja e banesave dhe objekteve komunale.

–         Mirëmbajtja dhe kujdesi për varrezat.

–         Mirëmbajtja dhe kujdesi për sipërfaqe gjelbëruese si dhe mundësia e krijimit të sipërfaqeve të reja.

 

Sektori i shërbimeve teknike

 

Në këtë sektor janë të angazhuar 6 punëtorë ku bëjnë përcjelljen e punëve.

–         Planifikimi buxhetor për vitin fiskal

–         Përgatitja e dokumentacionit përcjellës për projekte që do të realizohen.

–         Mbikëqyrja e projekteve te infrastrukturës deri në dorëzim për pagesë.

–         Mirëmbajtja e rrugëve në gjendje të rregullt gjatë sezonit dimëror dhe veror.

–         Mirëmbajtja dhe kujdesi që ndriçimi publik të jetë sa ma funksional.

–         Mirëmbajtja e shenjave te komunikacionit në mënyrë që rrugët të jenë të sinjalizuara.

–         Hartimi i programeve të reja për funksionalizim sa ma të mire të komunikacionit.

–         Hartimi i programeve dhe kujdesi  për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët.

–         Ndërtimi i kanalizimeve fekale për largimin e ujërave të zeza.

–         Hartimi i strategjisë për trajtimin e ujërave të zeza.